Rashica: Ditë e madhe, forca djema

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, e kishte të pamundur që sonte të ishte në Shkup me shokët e tij.Kosova luan në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, pa shërbimet e Rashicës, por lojtari me zemër është afër skuadrës.“Sot është një ditë e madhe. Forca djema”, ka shkruar Milot Rashica në ‘Instagram’.Kosova dhe Maqedonia e Veriut përballen me fillim nga ora 20:45.