Në shkollën fillore “Goce Dellçev” në izolim janë futur edhe 22 nxënës të tjerë përskaj 17 të ditës së djeshme.
Nga Komuna Qendër njoftojnë se nëna e një fëmije e cila është mësuese në të njëjtën shkollë, edhe përkundër se disa ditë radhazi ka pasur simptoma të koronavirusit dhe nuk ka shkuar në punë, fëmijën e ka dërguar në shkollë.
Komuna Qendër dënon ashpër sjelljen e papërgjegjshme të mësueses dhe kërkon nga drejtoria e shkollës që të hetoj rastin dhe të sanksionoj të punësuarën.
“Theksoj se një sjellje e këtillë e papërgjegjshme e një punonjësi të arsimit nuk duhet të tolerohet. Mësuesit duhet të shërbejnë si shembull se si punohet për të mirën e nxënësve dhe në asnjë rast nuk guxojnë që më sjelljen e tyre të rrezikojnë shëndetin e nxënësve”, ka deklaruar kreu i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.
Nga komuna njoftojnë se i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e higjienës në shkollë dhe apelojnë deri tek kuadri arsimor dhe prindërit që t’i respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore.