Presidenti, Stevo Pendarovski sot do të marrë pjesë në Forumin Global të Sigurisë “GLOBSEC 2020” në Bratislavë, Sllovaki, ku do të mbajë fjalim në temën “Ballkani Perëndimor pas Covid-19”.
Në lidhje me: Zaev në selinë e NATO-s në Bruksel, do të takohet me Stoltenberg
Gjatë vizitës së tij të punës në Bratislavë, Pendarovski pritet të takohet me presidenten e Sllovakisë Suzana Çaputova, me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe me Olga Stefanishina, zëvendës kryeministren për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik në Ukrainë.




