Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka njoftuar për fillimin e punimeve për rregullim të parkut dhe këndit të lojërave në Çegran. Me ndërtimin e tij, shkolla e Çegranit do të bëhet me një ndër parqet më të bukura shkollore, transmeton Gazeta Lajm.
“Me investim të Komunës së Gostivarit, në shkollën fillore periferike të fshatit Çegran, filluam punimet për ndertimin e parkut dhe këndit të lojrave për femijë. T’a gëzoni banorë!”, ka shkruar Taravari me këtë rast.









