Lideri i opozitës shqiptare dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë në ,,Klan Debat” me gazetarin Selajdin Xhezairi, ka deklaruar se zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut treguan se qytetarët po jetojnë në sistem demokracie despotike.
“S’ka ndodhur asnjëher që të manipulohet sistemi ose softweri i KQZ-së. Kjo është një dëshmi,por mbi të gjitha ne si koalicion Aleanca dhe Alternativa kemi dëshmuar me argumente se më 15 korrikë është vjedhur vullneti politikë i shumicës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Me fjalë të tjera, raporti i progresit që pritet të publikohet nesër besoj do të përmbajë një gjuhë diplomatike dhe një vlerësim të balansuar. Me një fjalë, besoj ky raport ka për qëllim të motivojë strukturat politike brenda vendit me qëllim të përforcimit të rrugës drejt anëtarësimit në BE, ka thënë kreu i ASH-së, Ziadin Sela për Tv Klan Maqedonia në ,,Klan Debat”.