Regjim i posaçëm komunikacioni në rrugën “Maqedonia” për shkak xhirimit të një filmi

Për shkak të xhirimit të një filmi, në rrugën Maqedonia para hotelit Bristol, sonte nga ora 20:00 deri në orën gjashtë të mëngjesit, Sektori i sigurisë së komunikacionit rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve të respektojnë urdhrat e lëshuar nga nëpunësit e policisë në rrugën ku do të zhvillohet ngjarja.