Mbledhje e Komisionit shtetëror përmparandalim të korrupsionit

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit sot do ta mbajë mbledhjen e 39-të.

Në rendin e ditës të mbledhjes, siç paralajmëruan nga KSHPK, është miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e 30-të vazhdim, mbledhja e 36-të dhe mbledhja e 36-të vazhdim.

Gjithashtu, në rend dite do të jenë edhe raportet nga kontrolli antikorruptues të legjislativit, më saktësisht Ligjit për arsim të lartë dhe Ligjit për investime strategjike, rregullorja për mënyrën e punës dhe shfrytëzimit, karakteristikat hapësinore, tekniko-teknologjike dhe të tjera të sistemit mbikëqyrës informues, vëllimi dhe mënyra e ndjekjes së tij dhe mënyra e ndërlidhjes së tij dhe këmbimi i të dhënave me sistemin informues të Drejtorisë për të ardhura publike.

Më pas Ligji për shoqatat tregtare dhe Ligji për mbrojtjen shëndetësore me fokus në Dispozitat për punësim të punonjësve shëndetësorë, përkatësisht bashkëpunëtorëve dhe mundësia të pranojnë sponsorizime dhe donacione nga persona fizikë dhe juridikë.

Në rend dite do të jenë edhe informatat rreth lëndës 12-2830 lidhur me shfrytëzimin e mjeteve buxhetore nga ana e organeve shtetërore, informimi për përmbushjen e obligimit për parashtrim të listës anketuese për ndërprerje të funksionit deputet në periudhën e mandatit 2016-2020 dhe veprim rreth lëndëve konkrete.