Kursimtarët “Eurostandard” në protestë

Kursimtarët e bankës “Eurostandard” kanë protestuar para Kuvendit. kërkojnë miratim të një ligji për të zgjidhur problemin e tyre. Me parulla bënin thirrje “Të na kthehen paratë”, “Të ndalohen veprimet kriminele” dhe të rikthehehet dëshmpërblimi në po të njëjtën masë siç është humbur gjatë falimentimit. Pyesnin veten, kush është banka e ardhshme që duhet të falimentojë. Njëzëri përgjigjeshin: “Banka Popullore e Maqedonisë”.

-Para kuvendit kërkojmë që shteti që gjejë mënyrë që t’i mbrojë kursimtarët, pasi mendojmë se falimentimi i bankës ndodhi në një formë të organizuar kriminele. Shteti duhet të ketë mekanizma që atë ta bëjë shpejtë dhe në mënyrë efikase,- Ivan Brzovski, anëtar i Shoqatës së kursimtarëve./TV21