Mbyllja e kufijve me Kosovën përveç pamundësisë për lëvizjen e qytetarëve, ka shkaktuar edhe pasoja negative edhe mbi ekonominë e vendit. Analisti Visar Ademi, tha për gazetën LAJM se është e domosdoshme hapje e kufijve dhe sqaroi se, Maqedonia ka suficit tregtar vetëm me Kosovën.
Ademi: Hapja e kufirit me Kosovën është e domosdoshme (VIDEO)
Ademi: Hapja e kufirit me Kosovën është e domosdoshme (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Wednesday, September 30, 2020
“Mbyllja e kufirit ka ndikuar shumë në ekonominë e vendit, sepse Maqedonia ka suficit tregtar vetëm me Kosovën. Dhe kur e mbyll kalimin me shtetit me të cilin më shumë shet se blen, gjithë tregun nuk mund ta kesh më për shkak të mbylljes së kufirit. Është imediate hapja e kufijve sepse kompanitë lokale shtetërore këtu në Maqedoni që janë shumë shesin në Kosovë dhe nëse ky treg humbet, nuk e di çfarë do të ngelet për kompanitë lokale këtu”, tha analisti Visar Ademi gjatë një pronocimi për gazetën LAJM, ku foli edhe për pakon e fundit ekonomike të Qeverisë. Pronocimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.