Kur ishte BDI e fortë këta dy e dridhnin Maqedoninë, tash të dy bashkë në Idrizovë

Gordana Jankullovska prej mbrëmë I është bashkangjitur Mitko Çavkovit në burgun e Idrizovës. Ajo do të vuaj dënim 6 vjeçar për rastin Tanku. Tani një kohë të gjatë në këtë burg gjendet edhe Mitko Çavkov, poashtu ish ministër i brendshëm. Në kohën kur BDI kishte 20 deputetë (trefish më shumë se partitë tjera shqiptare), Jankullovska e Çavkov e dridhnin Maqedoninë e Veriut. Tash BDI nuk është aq e fortë dhe çuditëtisht edhe Jankullovska përfundoi në burg si Çavkovi.