148 raste të reja, 65 të shëruar dhe tre të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1224 testime ndërsa janë regjistruar 148 raste të reja.

Më tepër raste janë regjistruar në Shkup, edhe atë 50, Tetovë-11, Berovë-11, Koçani-18…

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 65 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit tre pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostiifkuar me kovid në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 17629, i personave të shëruar është 14581 i të vdekurve është 725.

Numri i rasteve aktive është vend është 2323. /SHENJA/