Shoferët po mundohen të shmangin gropat për të mos dëmtuar makinat… Asfalti i dëmtuar vështirëson kalimin e rrugës “Indira Gandi” në Shtukë të Shkupit.
Të paktën prej 10 vitesh banorët kërkojnë ndihmën e autoriteteve lokale, por zëri i tyre gjithmonë ka hasur në vesh të shurdhër.
Situata vështirësohet më tepër kur ka reshje pasi rruga bëhet e pakalueshme.
Para kamerës së gazetës Lajm, fëmijët e kësaj lagje u ankuan se e kanë të vështirë të shkojnë shkollë nga uji që grumbullohet në rrugë gjatë vjeshtës.
Lagjia e shqiptarëve në Shkup e lënë në harresë – Banorët: Kur bie shi fëmijët s'mund të shkojnë në shkollë (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Wednesday, September 23, 2020