Berlini kundër kritereve të reja për Shkupin, BE-ja dërgon ndihmë prej 120 milionë eurove

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, dje realizoi takime me përfaqësues të BE-së, për herë të parë pas marrjes së pozitës së re.

Shefi i eurointegrimeve maqedonase u takua edhe me ministrin gjerman për Evropën, Mihail Rot, vendi i të cilit kryeson me BE-në deri në fund të këtij viti.
– Advertisement –

Dimitrov dhe Rot diskutuan për miratimin e kornizës negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor, që është qëllimi i deklaruar i presidencës gjermane.

Rot konfirmoi se Berlini mbetet i përkushtuar në arritjen e qëllimit. Ai gjithashtu iu referua bllokadës bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut për shkak të gjuhës dhe historisë së saj. Javën e kaluar, disa media botuan një dokument nga Sofja dërguar vendeve anëtare duke kërkuar lëshime nga Maqedonia e Veriut mbi çështjet e identitetit dhe atë historike.
– Advertisement –

Për ministrin gjerman, vendet anëtare të BE-së nuk duhet të vendosin kushte dhe kritere të reja.

“Përfundimisht pas një kohe të gjatë arritëm të realizojmë përparim me Maqedoninë e Veriut në Evropë, kryesimi gjerman prej së afërmi po kujdeset për atë se çka po ndodhë në Ballkanin Perëndimor. Dhe më tepër se kjo, ne dëshirojmë të shohim përkushtim nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor, Ballkani Perëndimor duhet të llogarisë në ne”, deklaroi Rot për MIA-n.
– Advertisement –

Ai theksoi se është arritur përparim i rëndësishëm nën kryesimin kroat në mars, kur vendet anëtare, pas disa shtyrjeve, përfundimisht u dakorduan të japin dritë të gjelbër për fillim të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se qëllimi i Gjermanisë është të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare në dhjetor të këtij viti.

“Ne veten e shohim si lehtësues të ndershëm në mënyrë që të ndërtohen ura stabile për të gjithë dhe biseduam për çështjet me partnerët tanë bullgarë, sepse duhet të punojmë në bazë të asaj për çka jemi marrë vesh së bashku, nuk duhet të vendosim kritere dhe kushte shtesë të cilat nuk figurojnë në konkludimet e Këshillit (nga marsi, v.j.), tha ministri Rot, i cili sot në Bruksel pati takim me zëvendëskryeministrin e vendit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Gjermania bën thirrje të gjithë të punojnë “në frymën konstruktive”.

“Ballkani Perëndimor nuk është oborri ynë i pasmë, por oborri i brendshëm dhe në interes të të gjitha vendeve anëtare, posaçërisht të atyre të cilat janë fqinje të afërta, të jepet perspektivë evropiane në mënyrë që rajoni të bëhet vend i paqes, stabilitetit dhe pajtimit”, tha ministri gjerman për Evropës.