Ndonëse ka filluar procedurat për hapjen e partisë së re, Vjosa Osmani si duket do t’i ndërpres ato, për shkak se pritshmëritë e saja për përkrahje nga disa ish kolegë të LDK-së, kanë dështuar.
Gazeta “Bota sot” merr vesh se Osmani ka zhvilluar një takim maratonik para pak ditësh me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.
Burime të gazetës “Bota sot” thanë se takimi ka zgjatur rreth tri orë, ku është diskutuar mundësia e kalimit të Vjosa Osmanit në partinë e Kurtit.
Gjithashtu është diskutuar mundësia që edhe disa zyrtarë të LDK-së të cilët janë të pakënaqur me partinë e Isa Mustafës, të kalojnë në Vetëvendosje.
Ndonëse ishte përfolur që figura si Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala të kalojnë në partinë e Osmanit, këta e kanë mohuar publikisht një gjë e tillë.
Të njëjtat burime i kanë thënë gazetës “Bota sot” se një takim i radhës mes Kurtit dhe Osmanit do të ndodh shumë shpejtë.