Ambasadori i ri i BE-së: Me padurim pres ta njoh vendin, duke siguruar mbështetje për integrimin e saj në BE

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir ka arritur në vend.

“Arrita në Shkup. Me padurim pres ta njoh vendin dhe popullin e saj, duke siguruar në të njëjtën kohë mbështetje për integrimin e saj në BE”, ka shkruar në Tuiter, Dejvid Gir, ambasador i ri i BE-së në vend.
– Advertisement –

Dejvid Gir ka realizuar takim me shefin e diplomacisë, Bujar Osmani i cili ka pranuar kopjet e letrave akredituese për emërimin e tij.

Gir vjen në vendin e ambasadorit të deritashëm të BE-së në vend, Samuel Zhbogar./MIA