Njëherë “drejtor” gjithmonë drejtor

Fatos Rushiti/INA

Jemi në kohën kur pushteti i ri-vjetër do të emërojë jo vetëm zëvendës ministrat dhe sekretarët shtetëror por edhe udhëheqës në drejtori të rëndësishme, agjenci dhe trupa tjerë të pavarur.

Si në LSDM ashtu dhe në BDI përfliten emra partiak, emra të njëjtë që me vite ndërrojnë postet herë tek njëra herë tek tjetra drejtori ndërkaq pa pasur llogaridhënie para qytetarëve.

Çudit fakti që kuado pa asnjë performanse pozitive, përflitn përsëri për poste te larta ekzekutive.

Shumë drejtori me vite udhëhiqet nga kuadro të BDI-së dhe jo që nuk kanë ngritur cilësinë e shërbimeve dhe ti përshtaten trendeve dhe ekonomisë së tregut por përkundrazi kanë rrëshqitur më poshtë për nga cilësia e punës.

Por ç’farë thonë për këtë fenomen që negativ njohësit e zhvillimeve politike për Agjencinë e Lajmeve INA.

Ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti mendon se fokusi në udhëheqje publike duhet të zhendoset nga individët, tek proceset.
“Tek ne për fat të keq, sidomos në pjesën shqiptare të pushtetit, i gjithë debati është vendosur në fatin e të njëjtëve individ dhe në cilin post do të rehatohen të njëjtit. Kjo përveç se ua shuan shpresat disa kuadrove të reja, me përgatitje më të madhe dhe me energji, nuk jep shpresë për ndryshime të sistemit dhe avansim të proceseve”, thotë Sulejman Rushiti.

Ai nuk e vë në faj shumë mos reagimin e opozitës duke arsyetuar se po pret 100 ditëshin që i lihet kohë çdo qeverie por thekson se mos reagimi nga shoqëria civile vjen nga shkaku se pushteti e ndëshkon mendimin e lirë.

“Kujtoj që opozita, mbase respekton reegullin e pashkruar të 100 ditëshit, ndërsa sa i përket reagimit të shoqërisë civile, mendoj se ajo heshtet nga frika e ndëshkimit sepse jemi dëahmitar që pushteti e ka ndëshkuar mendimin e lirë përmes mekanizmave të ndryshme”, thotë Sulejman Rushiti.

Profesori eminent universitar me një begraund të qëndrueshëm ndërkombëtar Arbër Çeliku lidhur me atë se njerëzit e njëjtë të linjave korruptive prapë përfliten për poste drejtorësh përmend me ironi një proverb kërçovar:”“Përsëri po këndohet kënga e Mukës”,

“Me gjasë ka qenë njëfarë Muhadini, shkurt Muka nga rrethi i Zajazit, i cili gjithmonë e ka kënduar të njëjtën këngë dhe njerëzve u ka ardhur bezdi ta dëgjojnë. Sigurisht dhe neve tani na vjen bezdi, t’i shohim fytyrat e njëjta nëpër pozitat e lartpërmendura për gati 2 dekada, të cilët vazhdojnë me avazin e Mukës nga Zajazi, duke e kënduar të njëjtën këngë, thotë Arbër Çeliku.

“Situata me pandeminë, e cila e ka mbërthyer keqas mbarë botën dhe po i gjunjëzon edhe vendet më të fuqishme ekonomikisht, si: SHBA-të, Gjermaninë, Francën, Anglinë, e kështu me radhë, do të paraqesë një sfidë të madhe për vendet tona me ekonomi të dobëta, por edhe me burime njerëzore dhe kapacitete të tjera shtetërore po ashtu të dobëta. Emrat që qarkullojnë nëpër media dhe koluaret e ndryshme shoqërore për pozitat e lartpërmendura, shumica të njohur për opinionin publik, as edhe në situata normale nuk e kanë dëshmuar veten, e lëre më tani në këtë situatë të vështirë për të gjithë ne. Siç thuhet në zhargonin e përditshëm tonin të punës: “Punëtori i mirë nuk paguhet dot me para”, vë theksin Arbër Çeliku.

Ai thotë se duhet ta kuptojnë të gjithe por edhe vetë partitë politike se, si kurrë më parë, vendit, shoqërisë dhe shtetit tonë, i nevojiten njerëz mirë të kualifikuar, të ditur, të zellshëm, punëtorë dhe jo profiterë e honxhobonxho allasoj.

“Fatkeqësisht, ne ende nuk jemi të përgatitur të dalim jashtë orbitës vetiake si të përkatësisë politike dhe kombëtare, kot dhe nuk na cilëson bota si një rend shoqëror i organizuar në bazë të fiseve. Faturën e këtij vizioni afatshkurtër, po e paguajmë dhe do të vazhdojmë ta paguajmë të gjithë ne. Jo rastësisht po ikin gjithë ata të rinj drejt vendeve të perëndimit, sepse tashmë e kanë kuptuar se: o duhet t’u shërbejnë për një kore bukë këtyre profiterëve të etabluar tashmë në shoqërinë tonë, o t’i rreken seriozisht ndërtimit të ardhmërisë së tyre. Dhe, natyrisht, një njeri me arsye të shëndoshë, përzgjedh të ardhmen, përpara mashtrimit, iluzionit dhe degradimit”, thotë Arbër Çeliku. (INA)