Shkupi nuk ndalet, nesër protesta edhe më të mëdha kundër shtrenjtimit të rrymës

Protestat në Shkup kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike do të vazhdojnë. Protesta e radhës do të mbahet ditën e premte, 11 09 2020, në ora 18:00. “Mënyra e protestimit kësaj radhe do bëhet nëpërmjet marshimit. Do të ketë dy vendtubime prej nga do nisen qytetaret, njëri në Çairçane- Jahja Pashë, ndërsa tjetri në Parkun Grua përballë parlamentit të RMV. Do të marshohet në drejtim të Qeverise, para KRRE dhe do përfundojë para Parlamentit të RMV”, njoftojn# nga Këshilli Protestues Shkup. Kërkesat ngelen të njëjta: anulim të vendimit të fundit të KRRE për shtrenjtim të rrymës për 7.4 % dhe ulje të çmimit të rrymës për 33%. “Përveç kësaj, nga Qeveria kërkojme ulje të TVSH për rrymën elektrike nga 18% në 5%, si dhe kërkesa tjera”, theksohet nga ky Këshill.