Nexhmije Havziu
Mijëra e mijëra herë Naser Ziberi gjatë fushatës u quajt bga BDI si kandidat për kryeministër të parë shqiptar. Mijëra herë u tha se pa kryeministrin e parë shqiptar nuk do të formohet qeveria e re. Dhe tani kur krejt kjo doli gënjeshtër, BDI jo që nuk u kërkon falje shqiptarëve që i gënjeu, jo që nuk i kërkon falje Naser Ziberit, por vazhdon ta degradojë edhe më tutje atë, siç e degradoi sot Artan Grubi. Ai më nuk e quan Naser Ziberin kandidat për kryeministër të parë shqiptar, por tani e quan “frontmen për barabarësi”.
Nuk e kam hallin e Naser Ziberit, sepse siç konstatoi z. Xhevdet Hajredini “Naseri ra nën hijen e Grubit, ashtu si ka qenë edhe qëllimi i lojës së fëlliqur me mashtrimin perfid për kryeministrin e parë shqiptar.E shfrytëzuan dhe e hudhën si leckë, jo edhe pa fajin e tij”.
E kam hallin e shqiptarëve, bashkëkombasve të mi, të cilët pasi u gënjyen në mënyrë të vrazhdët para zgjedhjeve, tani po u nënçmihet edhe intelegjenca nga ata që shijojnë beneficione të pakufizuara, duke shfrytëzyar hisen që u takon shqiptarëve.
Çfarë ironie, e hanë bukën tonë dhe nuk ndalen duke na nënçmuar e duke u tallur me ne.