Zaev: Sivjet po e festojmë pavarësinë të “hapur ndaj botës”

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se vendi sivjet e feston pavarësinë duke qenë të hapur ndaj botës.

“Qytetarë të nderuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta festojmë ndër shekuj 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë! Para 29 viteve, më 8 shtator qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë brezave të ardhshëm të këtij vendi, ua dhanë dhuratën më të madhe – pavarësinë e shtetit. Ëndrra e të gjithë brezave të mëparshëm për një shtet pavarur dhe të lirë u përmbush. Sivjet të lirë dhe të hapur e kremtojmë pavarësinë!”, ka shkruar kryeministri zaev, në faqen e tij në Facebook. /SHENJA/