Së shpejti!
Një rrëfim autentik mbi Shkupin, shikuar nga kontekste të ndryshme kohore e hapësinore…
Në këtë rrëfim vjen historia e Kalasë së Shkupit, e cila i mbijtoi furtunave të shumta që sollën kohërat por edhe dëshminë mbi lashtësinë tonë si popull…
Shkupin e lidh një nyje si mbikalim në rrjedhën e Vardarit. Është Ura e Gurit, që daton nga periudha e Perandorit Ilir-Justiniani… Kjo urë shenjon edhe topografinë e një kontrasti social, ku jo të gjithë banorët e Shkupit i shijojnë njësoj favoret e transformimit urbanistik e infrastrukturor…
Jehoha e kohërave të movonshme vijnë bashkë me kalldërmin e Shkupit të lashtë, aty ku dikund në afërsi ndodhet konaku dhe posta e Vilajtetit të Kosovës.
Pjesë përbërse e Shkupit, janë edhe objektet sakrale: Xhamia e Mustaf Pashes si dhe kisha Zemra e Krishtit, dy pika që formonin rrjedhën e diversitetit tonë fetar…
Kurse kurora e gjithë kësaj dëshmie historike është kompleksi i trashëgimisë materiale e shpirtërore të Familjes Bojaxhiu, në Sheshin qendror të Shkupit, aty ku Shën Nëna Tereze lindi para 110. Kjo dëshmi tash e tutje do të jetë e gdhendur në mermer, bashkë me gjuhën e Shën Nënë Terezës dhe me gjurmët e shtëpisë së lindjes së saj, aty ku ajo para 40 viteve kiushte mbjellur një bredh, si një pikë referimi për të sotmen dhe të ardhmen tonë…
Shkupi në të kaluarën kishte shërbyer edhe si urë tranziti shpërnguljen e dyndjesh të dhimbshme. Nga të gjitha anët këtu vinin shqiptarë të ikur nga gjenocidet ballkanike dhe transformoheshin Brenda natës në turq. Aty ishte Stacioni i vjeter i trenit i cili ne vend që te sherbejë per udhëtarë dhe bartjen e mallrave, nga viti 1878 shërbeu per shpernguljen e miliona shqiptareve drejt Anadolisë…
Të gjitha këto dhe copëza tjera rrëfimesh do të vinë në një repertozh për Shkupin, në emsionin Opinion të Blendi Fevziut….