Deputetja 22 vjeçare e Vetëvendosjes me veshje “jo të çmendur” në plazh

Fjolla Ujkani është deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës.

Ajo është 22 vjeçare dhe vjen nga Vushtrria, dhe është deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa Kuvendi i Kosovës është në pushime, edhe Fjolla po pushon, ku ka zgjedhur plazhin e Shëngjini në Shqipëri, konkretisht vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, shkruan Reporteri.

Ajo ka publikuar fotografi nga atje, ku tregon se qëndron mirë edhe me linjat trupore.

“Shkretëtira e Arabisë jo, po Rëra e hedhur😆”, ka shkruar ajo në Facebook.