BDI-stat e kërcënojnë anëtarin e ASH-së, ai u përgjigjet gjakftohtë: Ja numri im, lajmërohuni! (Foto)

Me fjalor të nivelit më të ulët është kërcënuar dhe ofenduar anëtari i Aleancës për Shqiptarët nga Dibra, Arbëror Velica. Ai thotë se kërcënimet i vijnë nga “DUI-stat”, kurse përgjigja e tij është epike- ja numri im i celularit, është i hapur 24 orë edhe për miq edhe për armiq.
“Keto jane BDI stat ne pamundesi per ta korigju veteveten na kercenojne duke e ditur se kerkuj si dhemb koka per kercenimet e tyre. Nese dikush deshiron dicka 070993389 ky eshte numri im i telefonit dhe eshte i hapur 24/7 si per miq poashtu edhe per armiq”, ka shkruar Velica në përgjigjen e tij epike në facebook, duke publikuar edhe mesazhet përplot ofendime e kërcënime që ka marë.