Çka fshihet pas diskutimit për Ujmanin dhe çfarë synojnë serbët – ekspertët sqarojnë pikën që tmerroi shqiptarët

Marrëveshja e nënshkruar në Uashington përfundimisht do të vendos rend në shfrytëzimin e liqenit të Ujmanit (Gazivodes), e kjo pikë e marrëveshjes ka shkaktuar dridhje në skenën politike të Prishtinës.

“Njësia për pasuri natyrore dhe energjetike në krahinën jugore ka shkaktuar çarje në qarqe partiake mes shqiptarëve të Kosovës, sepse opinionit atje iu kumtue si marrje e sovranitetit ekonomik të shtetit te rrejshëm”, shkruan “Kurir”. Përkatësisht, Beogradi përfundimisht ka të drejtë të shfrytëzojë kilovatët e energjisë elektrike nga hidrocentrali të cilin edhe e ka ndërtuar.

Të dy palët janë obliguar që të punojnë me njësinë amerikane për energjetikë për të kryer studimin e qëndrueshmërisë me qëllim të shfrytëzimit të përbashkët të ujit të akumuluar.

Si ka shkruar “Novosti”, ekspertët për energjetikë thanë se me kryerjen e studimeve të qëndrueshmërisë, saktësisht do të dihet cilat janë kapacitetet, sa është prodhimtaria dhe ajo që është më e rëndësishmja, shpërndarja e parave mes Beogradit dhe Prishtinës dhe e gjithë kjo në bazë të kapaciteteve ujore.

Çka ndryshon me marrëveshje?

Energjia dhe kilovatët e rrymës në Ujman shkojnë në rrjetin e shpërndarjes energjetike të Prishtinës, por pjesa dominuese shfrytëzohet nga pjesa veriore. Liqeni i Ujmanin është më i rëndësishëm për furnizimin me ujë, por edhe ftohjen e termocentalit në Obiliq. Rryma që prodhohet nga Ujmani deri tash nuk ka arritur në Serbinë qendrore, po me këtë marrëveshje kjo do ndryshojë.

“Detajet duhet të dakordohen, por studimet do të tregojnë çdo gjë që Ujmani ofron, që nga furnizimi me ujë, energjia elektrike, harxhimet që ka dhe të ardhurat që do të jenë sepse secili duhet të fitojë diçka. Kjo është kuptimi i kësaj.

Rryma që prodhohet nga hidrocentrali i Ujmanit do mund të shfrytëzohet edhe në Serbinë qendrore, sepse në mënyrë transparente kalon nëpër rrjet si në Vishegrag. Do të dihet saktë sa kilovat kanë shkuar dhe sa ka kushtuar, shkruan “Kurir”.