Vuçiq i reagon ashpër zyrtares ruse, ja si e quan

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar të premten marrëveshjen historike në Uashington. E pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova ka tallur jo pak presidentin Vuçiq me mënyrën si ishte ulur para presidentit amerikan, Donald Trump.

“Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është ngritur për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më beso”, ka shkruar Zakharova në Facebook.

Lidhur me mesazhin e MPJ-së së Rusisë ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se, me anë të këtij mesazhi, Zakharova ka treguar primitivizëm dhe se ai nuk do të merret me ta.

“Ka njerëz që thjesht urrejnë dhe po kërkojnë një mënyrë për t’ju thënë diçka. Ata gjithmonë flasin më së shumti për veten e tyre. Maria Zaharova gjithashtu flet më shumë për veten e saj. Primitivizmi dhe injoranca që ajo e ka treguar, fletë për të, e besa edhe për ata që e kanë e kanë emëruar [në këtë detyrë]. Unë nuk do t’i përgjigjem asaj”, tha Vuçiq.

Po ashtu, ndaj mesazhit të Zakharovës kishte reaguar edhe shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, duke i thënë është një mesazh turpi.