Rangellova nuk shpreh interes të jetë kandidate për deputete nga VMRO

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniela Rangellova tha në debatin e sontëm në “Top Tema” në Tv Telma se nuk i mbështet politikat e partisë së saj dhe nuk do të jetë në listë për deputet.

“Nuk jam e interesuar të jem kandidate e VMRO-DPMNE-së, njerëzve të rinj duhet t’u jepet mundësia të mbështesin politikat e udhëheqjes aktuale. Nuk është e ndershme të mos mbështesni politikat e partisë dhe të pretendoni të jeni në lista. Do të vazhdoj të ndjek politikën, por në të ardhmen do të jem pak anash”, thotë Rangellova.