Juristi zbulon dy dështimet e Hotit nga marrëveshja në Uashington – jep paralajmërimin se Qeveria do të rrëzohet!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar të premten, marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Juristi Blerim Burjani në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se lidhur me marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, një qëndrim për këtë çështje duhet ta jap përfundimisht edhe Kuvendi i Kosovës.

Ai konsideron se kryeministri Hoti ka dështuar ditën e djeshme t’i mbrojë interesat e Kosovës. Sipas tij, dy pika nga kjo marrëveshje janë të dëmshme për vendin.

“Marrëveshja e Uashingtonit duhet të analizohet dhe duhet të jepet qëndrim përfundimtar në Kuvendin e Kosovës. Hoti dështoi të mbrojë interesin e Kosovës sa i përket Minishengenit dhe Ujmanit. Këto dy pika të marrëveshjes deklarative janë në dëm të Kosovës. AAK dhe Ramushi pranuan të dy pikat e dëmshme së bashku me LDK-në që e kishte refuzuar marrëveshjen e Minishengenit. Kosova po dëmtohet në këto dy pika politikisht. Tash është çështje e Kuvendit të Kosovës me tutje të merret me ketë teme, nuk ka çka i duhet Ramushit pozita e presidentit fare në këtë rrethana negative që po dalin për Kosovën”, shprehet Burjani.

Juristi ka potencuar se e meta e dialogut është se vendi edhe me tej po vazhdon të udhëhiqet nga njerëz të pa aftë, jo kompetent, dhe pa kapacitete profesionale.

“Kjo është e meta e dialogut nga Kosova, e pa aftë pa njerëz jo kompetent, pa kapacitete profesionale. Shkojnë me duar në xhepa dhe kthehen po ashtu me duar si të dështuar. Këta pra ky koalicion nuk do të dërgojë në Kuvend këtë marrëveshje që vlerësohet apo do të tentojnë ta bëjnë prioritet të zbatimit ashtu si i përcakton kushtetuta. Serbia nuk u detyrua as të heq Kosovën nga preambula e saj kushtetuese e lerë më që ajo ta njeh Kosovën. Serbia duket se del fituese në ketë pjesë të dialogut, edhe ashtu pala serbe ka shpallë fitoren kundër pavarësisë së Kosovës”, ka thënë juristi.

Tutje, ai shpjegon se Kosova nuk duhet të flasë fare me Serbinë përveç njohjes reciproke mes dy vendeve.

Kurse, jep edhe një paralajmërim se Qeveria Hoti shumë shpejtë do të rrezohet.

“Kosova nuk duhet të flasë fare me Serbinë përveç njohjes reciproke. Demi i parë kundër shtetit të Kosovës u bë me fusnotën, e tash i shtohet edhe çështja territoriale Ujmanit dhe Minishengeni. ‘Sazhen apo Minishengen’, Kosova pranon Minishengenin të kundërshtuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë. Qeveria pritet të rrëzohet, Kosova nuk mund të jetë pjesë e kurrfarë Minishengeni ballkanik që është interes i Serbisë e kundër Kosovës, pra nuk ka gjasa të jetë Kosova në asnjë variant pjesë artificiale dhe pjesë e apetiteve serbe, sidoqoftë raportimi i Hotit në Kuvend është i domosdoshëm, nëse ka ndonjë marrëveshje për Minihengen brenda një dokumenti të tillë atëherë kjo qeveri bie. Kuvendi i Kosovës është autoriteti suprem për të vendos për këtë çështje, përveç nëse zbatohet klauzola e kushtetuese ku thuhet se marrëveshjet ndërkombëtare kanë fuqinë e ligjit prioritar”, deklaron me tej ai.

Në fund, njohësi i çështjeve kushtetuese thekson se në Kosovë po vazhdon agonia e madhe, përderisa, sipas tij, Serbisë i konvenojnë të gjitha përveç njohjes reciproke.

Image

Blerim Burjani

“Marrëveshja ekonomike Kosovë -Serbi ka rëndësi të madhe, por nuk ka përparim në normalizim të marrëdhënieve në mes dy shteteve, pra vazhdon agonia politike dhe pa qartësia. Serbisë i konvenojnë të gjitha përveç njohjes reciproke, nëse nuk ka njohje Serbia edhe njëqind vjet do të negocioj kështu por pa ndonjë njohje përfundimtare të Kosovës. Pas shumë debateve spekulative në Prishtinë asgjë nuk ndodhi, marrëveshja politike nuk ka. Ne kemi një debat anarkik spekulativë. Marrëveshjet tjerat janë marrëveshje që Serbisë i konvenon çdo gjë qeë përfiton ekonomikisht , pro regjioni mbetet në tensione politike dhe kërcënime të vazhdueshme. Deri më tash s’ka informatë zyrtare nga Izraeli asnjë fjale nuk është shkruar në portalin e MPJ-së se këtij shteti se Izraeli do të njohë ose ka njohtë Kosovën përveç deklarimeve politike të bërë në Uashington”, ka thënë krejt në fund juristi Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”./BotaSot