DILEMA E PARË- për objektin tek ,,Mavrovasja,,në Shkup është se PSE komuna përkatëse si kompetente u deklarua se nuk ka njohuri se kush është INVESTITORI . Kur institucioni ka qasje se kush është PRONAR i parcelës kadastrale përkatëse. Dhe kuptohet nëse pronari i parcelës nuk ofron ndonjë akt (marrëveshje) në pajtim me ligjin për ndërtim se bëhet fjalë për bartje të së drejtës për ndërtim ndonjë investitori tjetër, atëherë investitori duket ashqare ,
DILEMA E DYTË- si është e mundur pala të ketë legalizuar, apo të ketë dorëzuar plan/elaborat për rindërtimin e objektit të djegur (totalisht-rast i pa ndriçuar)ndërsa komuna tëmos lëshoj përgjigje qoft edhe REFUZUESE, mbase edhe më tutje të deklaroj se nuk jemi në dijeni për pronarin.
DILEMA E TRETË- si është e mundur komuna përkatëse dhe qyteti i Shkupit të inkasojnë miliona denarë taksë komunale në përputhje me ligjin përkatës, dhe deri në paraqitjen publike të investitorit të deklarojnë se nuk jemi në dijeni kush është investitor.
DILEMA E KATËRT- a është në pajtim me ligjet dhe kushtetutën qeveria të sjellë URDHËR për rënimin e objektit madje duke urdhëruar dhe autorizuar ndërmarjen publike qeveritare për të rrënuar objektin, paraprakisht, koform ligjit PA IA MARRË KOMPETNCAT komunës në sferën përkatëse , apo është kjo një NDËRHYRJE FLAGRANETE në VETËQEVERISJEN si kategori kushtetuese dhe një nga vlerat fundamentale të rendit juridik të vendit !?
Jam për zbatim të ligjit por ekskluzivisht duke shqyrtuar në plotëni dokumentacionin përkatës të lëndës dhe për raste të tilla duke pritur prononcimin e fundit me AKT nga institucionet gjegjëse .
Megjithate për këto DILEMA institucionet duhet të japin sqarime, sepse e drejta ka nevojë për Drejtësi dhe Rrënime JOselektive .
(q/a)
Opinione E drejta ka nevojë për drejtësi dhe rrënime jo selektive !