Dymbëdhjetë persona të shëruar nga koronavirusi sot në Kërçovë

Në Kërçovë sot sërish nuk ka raste të reja të të infektuarve me koronavirus, por ka madje 12 të shëruar, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në komunën tonë është 269 persona, prej të cilëve 53 aktivë, 204 janë shëruar dhe 12 persona kanë vdekur, informoi Emin Nasufi nga Shtabi i krizës në komunën e Kërçovës.

“Të dhënat e sotme flasin se kemi për fat të mirë zvogëlim të madh të rasteve aktive në Kërçovë, si dhe se e katërta ditë me radhë nuk kemi raste të reja”, thotë Nasufi.

Ai u apeloi të gjithë qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore.