Të mësohemi të bashkëpunojmë në politikëbërje

Xheladin Murati

Komuniteti shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paraqet një tërësi të madhe të kombit të ndarë dhe është një subjekt shumë i rëndësishëm në vendimmarrjen e pushtetit dhe të shtetit.Ai është i koncentruar në pjesën perëndimore të shtetit (Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë e Ohër) me shtrirje të gjërë edhe në pjesë të tjera të shtetit si Kumanova e Likova, Shkupi me gjerësinë e tij, pjesë nga Velesi e Prilepi, pjesë nga Krusheva e Manastiri dhe pa përjashtim Prespa. Kjo shtrirje e kombit domosdo kërkon bashkëpunim për ndërtimin e arkitekturës kombëtare dhe ruajtjen e interesit kombëtar.
Në këtë kontekst, politika shqiptare në Maqedoni ka nevojë për bashkëpunim.Në këtë drejtim mendoj se është e vlefshme të bisedohet në këtë temë dhe të forcohen të gjitha pjesët në tërësinë e saj.
1.Premisat
1. Bashkëpunimi në politikë është një nga çelësat kryesor të suksesit
2.Komunikimi është një nga kushtet e domosdoshme për arritjen e marrëveshjeve.
3.Të kuptohet potenciali i madh i shqiptarëve në RMV.
4.Ata që bashkëpunojnë mes vedi nuk dështojnë kurrë por zgjedhin edhe kryeministër.
5. Të mësohemi të bashkëpunojmë për politikëbërje.
2.Qasjet dhe aspektet
Politika është lojë ku në valle ka edhe kurva, edhe shtriga, edhe dallkauk, ka teveqela dhe intrigash, injorant por edhe politikëbërës të denjë. Politkani i mirë është ai që e udhëheq vallen, por jo sipas daulles që i bie tjetërkushi, ai e ndërron ritmin, lëvizjet, lojën ose del nga vallja. Sepse nuk dëshiron të luaj vallen e tjetërkujt.Ai nuk dëshiron të vetëpromovohet.
Politika është punë e madhe.Ata që merren me këtë duhet ta kuptojnë sa e përkryer është strategjia e saj dhe po aq e përsosur është taktika e veprimit politikë. Të dyja e bëjnë arkitekturën e suksesit.
Megjithatë për të bërë politik duhet përkushtim.Politika bëhet me mendje dhe me zemër.Ata që bëjnë politikë me mendje kanë strategji veprimi, synime të qarta, objektiva konkrete dhe mençuri.Ata bëjnë politikë të drejt për interesin kombëtar janë bashkëpunues.
Ndërkaq ata që bëjnë politik me zemër janë të dashuruar me politikën për aspirata personale, individuale dhe grupore. Shikojnë interesa të ngushta dhe nuk e përfillin interesin kombëtar. Të tillët nuk janë për bashkëpunim sepse në vete kanë xhelozi dhe tradhti.Kërkojnë mënyra të ndryshme të mbeten apo të hyjnë në pushtet. Këto e kërkojnë vetëm fatin e tyre, jo të të gjithëve.
Megjithatë, të dyja palët i takojnë bashkësisë shqiptare në Maqedoni. Që të dyja duhet ta kenë të qartë se përgjegjësia e ndarë nuk na shpije përpara.
Ti takosh bashkësisë do të thotë përkushtim dhe fleksibilitet në të njejtën kohë. Nëse ambienti ku veprojmë është i kënaqshëm për ne, atëherë kohën që e kalojmë në atë ambient është e rëndësishme për aktivitete bashkëpunuese. Kjo varet nga vet ne sa jemi bashkëpunues, sa e pranojmë atë realitet dhe sa jemi kooperues. Kurse çështja kombëtare e kërkon pikërisht këtë. Në këtë kontekst do të thosha se nëse politika vepron në dobi të bashkësisë kombëtare, ajo me atë e ngre çështjen e tij dhe me ngritjen e saj edhe vet subjektet rriten.
Kur e kujtojmë periudhën e kaluar dhe kur mendojmë për punët që i kishin shqiptarët e Maqedonisë, aq më tepër bindem në rëndësinë e bashkëpunimit dhe organizimit të punës partiake në model ekipi për veprim dhe bashkëpunimi për të mirën kombëtare.Një problem i pazgjidhur dhe me të vërtetë i rëndësishëm është ajo që po ndodh me paqëndrueshmërinë partiake.Unë mendoj se kjo paqëndrueshmëri duhet të stabilizohet para se të mendojmë për qasje bashkëpunuese dhe para se të fillojnë zgjedhjet.
A kanë formuar partite, kryesisht opozitare një ekip ekspertësh për të përafruar qëndrimet dhe për të ndërtuar strategji bashkëpunimi?Po su mblodhën gjithë dhe të bashkojnë forcat, me burimet e tyre të njohurive profesionale e politike, arritjeve dhe të gjitha potencialeve që mbartin në këtë drejtim, dhe të gjejnë zgjidhje për problemet që dallojnë dhe që afrojnë nuk ka bashkëpunim dhe punë në ekip.Sot partite kanë ekspert të menaxhimit të politikës, profesor, politikan, jurist, mjek, ekonomist e profile të ndryshme që mund të artikulojnë interesat politike e kombëtare.
Njeriu është i motivuar nga ajo se si është i pranuar në shoqëri, në ambient dhe ai synon të jetë pjesë diku sepse funksionimi kolektiv mundëson transformimin nga një grup i paorganizuar në një grup të organizuar që është i pandarë nga qëllimet, synimet dhe objektivat kolektive.Ai në fakt, shpreh dëshirë t’i takoj një partie apo grupi politik për të siguruar paqe, zhvillim, qetësi, përparim, të drejta, faktikisht të ketë jetë normale.
Një nga shtyllat e bashkëpunimit të mirëfilltë është komunikimi korrekt dhe dobiprurës, me qëllim të ketë respekt të ndërsjellë. Kjo ndodh nëse të gjithë pjesëmarrësit njihen dhe përkrahen mes vedi.Duhet të pajtohen për të gjitha punët dhe veprimet, të kenë një qëllim, pavarësisht dallimeve që reflektojnë.Pa respekt nuk ka unitet, nuk ka bashkëpunim dhe nuk ka bashkësi të vërtetë. Po e citoj një thënie që reflekton në mendimin tone: “Politikanët nuk njohin as urrejtjen as dashurinë. Ata shtyhen nga interesi, jo nga ndjenja” (Philip Stanhape)
Kur flas për dallimet, është shumë e rëndësishme të kuptojmë se me rëndësi të madhe është njohja dhe rinjohja e roleve të të gjithëve. Për këtë është e nevojshme ekip e forte për bashkëpunim, përndryshe nuk funksionon bashkëpunimi. Këtë e dëshmon realiteti i hidhur i partive shqiptare në Maqedoni e gjetiu.
Eshtë shumë e rëndësishme dhe e vlefshme të kontribuojmë për bashkësinë shqiptare mbase çdo grup apo subjekt politik është i rëndësishëm për tërësinë. Duhet të insistohet të kryhen detyrat dhe veprimet e marra pavarësisht se njëra apo tjetra kanë të drejt ose jo dhe pavarësisht sa është aktive në bashkëpunim. Projektet apo detyrat duhet të realizohen si pjesë e një zinxhiri me synim për qëllimin përfundimtar.Për këtë qëllim duhet respektuar fjala e dhënë, saktësia dhe afatet përndryshe bashkëpunimi është joefikas.
Në fazën aktuale politike në të cilën rregulla e art e të vepruarit është të menduarit për bashkëpunim mes vedi, politika e partive shqiptare në RMV siç duket dërgon mesazhe jo të qarta, përçarëse si të vetmen mënyrë për të shpëtuar kokën. Këtu harrohet reciprociteti, ndjesia e përkatësisë, komuniteti, të qenit pjesë e kombit për të cilën duhet të kujdesen. Megjithatë, duket qartë se më lehtë është bashkëpunimi me të tjerë se sa bashkëpunimi brenda shqiptarë.Kjo mbase bashkëpunimi me të tjerë të ofron tendera e pushtet.
Eshtë shumë e këndshme ndjenja kur diçka bëhet e përbashkët për të mirën e kombit dhe shumë e rëndësishme është kur ajo bëhet me forca të përbashkëta, me energji pozitive, energji që bashkon dhe nuk ndanë e përçanë.
Përvoja flet se veprimi me energji përbashkuese e rrit ndjenjën e përkatësisë dhe e forcon bashkëpunimin. Bashkërisht jemi më të fortë, më të konsoliduar dhe më produktiv.
Mendoj se bashkëpunimi ka rol vendimtar në ndërtimin e politikës kombëtare dhe në realizimin e barazisë së plot.Me bashkëpunim ndërtohet ardhmëria dhe kohezioni i kombit, veçanërisht zhvillimi i institucioneve që punojnë në afirmimin e vlerave kombëtare.
Logjika dhe koncepti i bashkëpunimit qëndron në mençurinë e politikëbërësve.Funksioni i të menduarit mbetet në projekte konkrete të përcjella me dituri personale dhe profesionale. Nëse bashkëpunimi kuptohet se sa mund të veproj secili në mënyrë të vetë është gabim. Atëherë vlera individuale i kontribuon bashkëpunimit të dështuar.
Të jem i sinqert, mendoj se asnjëherë nuk do të arrijmë pa përkrahjen e tërësishme të shqiptarëve.Politika ndarëse krijon vetëm anomali dhe paradokse në politikëbërje.Prandaj të mësohemi të bashkëpunojmë në politikë.
3.Përfundim
Në politikë duhet të jesh menaxher, drejtues, udhëheqës gjithëpërfshirës përndryshe je më afër dështimit se sa ngadhnjimit.
Kam kuptuar dhe mendoj se kush ka role përgjegjësie dhe qeverisjeje është më i përgatitur se ata që qeverisin.
Gjëja që me siguri ka më së shumti vlerë, është që t’iu qëndrojmë pranë votuesve shqiptar të cilët presin jo vetëm premtime por edhe realizime.
Kam mësuar domosdoshmërinë për të shtrirë dorën, shtrëngimi i dorës së bashkëkombasve të jep force, të bën unik për qëllime madhore dhe të mundëson të zgjedhish edhe kryeministër shqiptar në RMV.