Ku janë fshehur opozitarët Sela dhe Gashi?

Shkruan: Fatos Rushiti

Ndonëse në vend kemi zhvillime të rëndësishme politike me fokus zgjedhjen e Qeverisë së re e paraparë pë të shtunën, si dhe tema aq e ndjeshme për qytetarët siç është mënyra e zhvillimit të procesi mësimor shto këtu dhe një mini skandal me pllakën përkujtimore të së shenjtës Nënë Terezës ku ishte shënuar emri i donatorit shqipar, nënkryetar i qytetit të Shkupit, si zakonisht opozita shqiptare nuk pati qëndrime të forta. Për këtë të fundit u mjaftuan me një komunikatë për shtyp edhe atë duke i lutur gazetarët.

Si duket njerëz nga dy partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kryetarët, nënkryetarët, sekretarët, i ka zënë ekzaltimi se janë bërë deputetë, dhe nuk bëzajnë, as që dihet ku janë fshehur.
Tani kur po shkruaj, m’u kujtua momenti kur në vend vlonte afera “Reket”, ishte top temë në çdo medium, nga Aleanca për Shqiptarët dolën me konferencë për shtyp për një temë nga shëndetësia, pa mos i’a humbur vlerën kësaj të fundit.

Dhe shumë e shumë tema tjera të prekshme për qytetarët, p.sh shtrenjtimi i rrymës opozita është dashur jo vetëm të përkrahë protestat por t’i organizojë dhe t’i prijë atyre. Më shumë kishte aktivistë të BDI-së në protestën në Kumanovë se sa të këtyre dy partive.

Opozita asnjëherë nuk doli me qëndrime se, pse Universitetit të Tetovës prej vitit 2012 nuk iu lëshuan mjetet nga Qeveria, edhe pse dy vitet e fundit kur ministri i arsimit ishte nga BDI, por lëshohen mjete vetëm për Universitetin Nëna Terezë ndonëse të nevojshme për këtë të fundit. Me dhjetra ligjërues universitar me vite punojnë në UT me kontratë mbi vepër, as pushteti e as opozita nuk ngrisin zërin.

Opozita nuk flet asgjë për mos zgjidhjen e statusit juridik të familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të lufës së vitit 2001. Me t’a merret BDI si me i pasë trashëgimi dhe përfiton në krah të tyre edhe pas 18 viteve në pushtet dhe asgjë s’bëri që kjo shtresë të ketë benifite nga shteti ku jeton.

Rezultatet në zgjedhjet parlamentare që mori opozita në njësinë e parë, të dytën por edhe në të gjashtën nuk ishin pse kishin punuar me vite në terren dhe ishin truktuar mirë dhe kishin bërë opozitarin me ditë, dhe me muaj, por qytetarët reagun kundër disa funksionarëve zullumqarë ndër vitesh të BDI-së.
Aleancës dhe Alternativës i’u kujtua tre muaj para zgejdhjeve të qesin krye, ndryshe ishin totalisht të heshtur për katër vite. Edhe pse duke e ditur se kishin humbur disa herë dhe kishin të bënin me një kundërshtar që nuk zgjedh mjete për të fituar.

Nga BDI dalin krekosen për një rrugë fshati, për një ujësjellës e kanalizim që duhet t’i kishin bërë para shume viteve, nga ASH dhe AA nuk dalin me konferenca shtypi të kritikojnë BDI-në nëpër komuna. Ndryshe VMRO nuk le ditë pa dalë o me komunikatë për media o me konferencë për shtyp kundër LSDM-së dhe qeversjes së saj.
Këto dy parti jo që po e them vetëm unë por kjo është bindje e shumë njerëzve aktiv në jeten publike se duan të fitojnë në fatkeqësi të BDI-së. Shpesh njerëzit e rëndomtë pyesin: ore këta po i dimë që janë të kqinj, por tregoni juve se çfarë do të bëni?

Kulmi i komedisë ishte kur lideri i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë për Top-Channell kërkoi veting për veten dhe për çdo funksionarë. Dhe asgjë, heshtje nga opozita.

T’a marrim rastin në Kosovë, kur lideri i PDK-së Kadri Veseli gjatë fushatës për zgjedhje parlamentare të vitit të kaluar doli me kauzën për luftimin e korrupsonit, nuk kishte parti tjetër politike dhe media që nuk u tallën me të. Dhe normalisht nuk i dhezi kjo kauzë Kadri Veselit.
Pa dashur të lëshohem më shumë në raste tjera induktive, por në politikë duhet përmendur edhe dorëheqjen. Por pse mund të pyes dikush, opozita pretendon se i janë vjedhur votat?

Tek dy partitë është dashur të kërkohet dorëheqja nga funksioni i shefave të shtabeve zgjedhore dhe nënkryetarëve, por pse jo edhe të kryetarëve. Edhe pse të njëjtën gjë e kanë pësuar në zgjedhjet e 2016-ës, si Aleranativa me theks në njësinë 6 kur ishin në Lëvizjen BESA edhe Aleanca për Ahqiptarët, që atëherë nuk kishin dhënë vërejtje në procesverbale dhe nuk kishin bërë kundërshtime për procesin e votimit dhe numërimit të votave deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor, pra nuk janë vetëdijësuar dhe nuk kanë vepruar as në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në një vend normal me një opozitë normale kjo nuk ka ndodhur askund e as nuk do të ndodhte. Vërtetë i çuditshëm mos veprimi, pa dashur t’i lë vend këtu konspiraconit. Ndryshe po të kishte kundërshtime në KSHZ, automatiksiht ky institucion do t’i hapte kutitë e votave, dhe mund të ishte përsëritur votimi që do të ndikonte në rezultatin përfundimtar. Logjika ime thotë se po të ishte përsëritur votimi në disa lokacione në njësinë pesë BDI do të humbte të paktën një deputet.

Sela e Gashi bën gabim që nuk shkuan në takimin e thirrur nga Ali Ahmeti për të diskutuar mbi Platformën Politike Shqiptare. Ndonëse në thirrjn e parë edhe mund të kishin arsye të mos shkonin por në thirrjen e dytë Aliu i foli me admirim dy liderëve oponentë politikë dhe i tha që përveç datës simbolike 13 gusht është i hapur të takohet edhe ditëve tjera.

Fokusi i opinionit publik dhe mediave ishte i madh jo vetëm në vend por edhe në Kosovë dhe Shqipëri sepse ishin në pyetje zotimet për realizimin e pikave të Platformës politike shqiptare, Sela e Gashi është dashur të shfrytëzojnë këtë moment dhe t’i përplasin akuzat Ali Ahmetit fytyrës.

Ata të dy duhej t’i kishin thënë Ahmtetit se ishte farsë kërkesa për “Kryeministër shqiptar” pa u konsultuar bashkërisht që në fillim të shpalljes së zgjedhjeve në shkurt të këtij viti dhe kërkesa do të ishte e përbashkët për ta kushtëzuar LSDM-në që më vonë të realizonet pikat kryesore të Platformës së Tiranës.

Mangësitë e opozitës lidhen edhe mos investimin në media. Në zgjedhjet e 2016-së Aleanca për Shqiptarët ishte sabotuar nga të gjitha mediumet dhe portalet, përveç Agjencisë së Ljmeve INA. Të gjithë tjerat mbi 90 % përcillnin aktivitetet e BDI-së po se po por më shumë edhe të Lëvizjes BESA.
Nga ana tjetër kundështari i tyre BDI vepron në mënyrë permanente me Televizone dhe portale, në momente të rëndësishme lideri i BDI-së Ali Ahmeti, del në TV kombëtare, siç doli së fundmi në Tv21 Maqedoni, dhe lavdërohej për shumëçka. Nga ana tjetër liderin e ASH-së Sela nuk e shohim askund. Ai vazhdon t’i qëndroj besnik vendlindjes së tij, në Livadhi të Strugës.

Nga ana tjetër Ali Ahmeti ndonëse nga Zajazi i Kërçovës, çdo ditë e ke në selinë e partisë në Reçicë të vogël. Epo nuk tha kotë ai se pikërisht kjo seli do të vërshohet nga mediat, kjo pasi si lojtar i vjetër në politikë por me performansë shumë të dobët në poste publike e shkruar me bindje nga unë, i kishte bërë llogaritë prej përara, 15 apo 16 partia e tij, BESA 4 deputetë në LSDM, LSDM 42, dhe ja 61, plus PDSH 1 rrafsh 62 deputetë. S’ka ku të shkojë më mirë. E njëjta ishte dhe në zgjedhjet e vitit 2016 -ë , 49 me 51 raporti me deputetë LSDM -VMRO, kur e qitën VMRO-në të parën në njësinë e dytë, ku dhe kishte ndodhur rasti i Kumanovsë, dhe aty Lëvizja BESA humbi deputetin e dytë.

Sela si duket nuk ka me kënd t’i bëjë këto llogari. Ai, ose duhet të zgjedh të luftojë sistemin e veprimit politik të BDI-së me sistem të njejtë, ndryshe, o nuk po di o nuk po do të afrojë masat progresiste, intelekuale, gazetarë, opinionisteë ekspertë, sportistë, kulturolog, hisorianë, etj, siç kanë bërë disa parti në Kosovë dhe Shqipëri.
Partia Demokratike me kryetar Hashim Thaçin formoi Qeverinë nën hije, me shumë figura të qëndrushme profesionale si Hajredin Kuqi, Arsim Bajrami, Fehmi Mujota, Lirak Çelaj, me vonë mori një figuër tejet tipike politike Enver Hoxhaj, që edhe sot është eskponentë i lartë në PDK. Ishin këto figura që u bënë shumica ministra kur Hashim Thaçi u bë kryeministë dhe kishin suksese të prekshme ne infrastrukturë, drejtësi, arsim, shëndetësi, etj.

Ishte Partia Demokratike e Shqipërisë me kryetar Sali Berisha i cili ishte pothuajse i djegur politikisht pas ngjrgjeve tragjike të vitit 1997-të. Edhe pse Partia Socialiste kishte Kryeministrin Majko, Presidentin Mejdani, dhe shumicë apsolute në Kuvend, Berisha nuk i ndalte protestat kundër Qeverisë Socaliste. Në vitin 2003 ai formoi KOP-in me figura të rej, si Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Sokol Olldashi, Enkelej Alibej, Aldo Bumçi, etj, dhe me këtë garniturë mundi Fatos Nanon në zgjedhjet e vitit 2005-të.

Ziadin Sela duhet të mësojë nga gabimet dhe humbjet në politike. Ai e ka trenin e fundit që me 12 deputetë dhe me sekretariatet të reja që duhet t’i formojë, të bëjë opozitarin çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, dhe të sfidojë bindshëm BDI-në dhe t’a mund në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm dhe më pas në zgjedhje parlamentare. Nëse vepron siç ka vepruar, shumë shpejt mund të presim që BDI të hyjë në zjedhjet e reja me kryeministër të vetin. Aliu ka përkrahës mjaft, jo vetëm në Maqedoni, por dhe në Kosovë dhe Shqipëri, dhe ende pa u mbajtur zgjedhjet do ta kishin krijuar opininin fitues siç bënë tani me “kryeministrin” shqiptar”.

Lideri aleancist pritet të definojë kauzën politike kundrejt BDI-së me Marrëveshjen Ohrit dhe tani me kryeministër shqiptar, pra thjesht ne si shqiptarë të dimë se çfarë është ndryshe nga Ahmeti, të kërkoj Federalizim apo diçka tjetër, dhe të krijoj imazh publik mbi atë kauzë.

Sela praktikisht të mbledh njerëz më shumë afër vetes e jo vetëm njerëz që nuk e duan BDI-në, të ristrukturojë partinë, të fragmentarizojë pozitivisht politiken e përditshme opozitare në çdo lëmi, politikë, drejtësi, punë të brendshme, sociale, ekonomi, me konferenca shtypi çdo ditë apo çdo javë, të dijë të zhvesh BDI-në nga maskat e shumta që ka, dhe të krijojë klimë fituese për zgjedhjete ardhshme.

Gjithsesi se ai duhet të ndërrojë selinë, e partisë të vijë në Shkup që të jetë i pranishëm në jetën publike. Natyrisht me nënkryetarë dhe sekretar tjetër në krah.
Zgjedhjet lokale janë afër, dhe qytetarët, presin ofertën e opozitës përveç asaj të pozitës.

(Qëndrimet në këtë shkrim janë personale, jo domosdoshmërisht reflekojnë dhe qëndrimet e redaksisë në Agjencinë e lajmeve INA)