Sipas mediave të huaja Angelina Jolie nuk do që divorci të përfundojë.Duke marrë parasysh se ata që lëndohen më shumë nga e gjithë kjo janë fëmijët, burime pranë ish-çiftit thonë se aktorja është duke bërë një lojë. “Kjo është një lojë që ajo po luan.
Eshtë ajo që i ka fëmijët pjesën më të madhe të kohës dhe po përpiqet t’i mbajë sa më gjatë të jetë e mundur.”Nga ana tjetër, thuhet se aktorja e ka një raport dashuri-urrejtje për Brad, një tjetër arsye pse nuk do që ky divorc të përfundojë njëherë e mirë.
Skuadra e Angelina-s e ka mohuar diçka të tillë duke thënë se nuk ka njeri më të interesuar se ajo që kjo histori të mbyllet.