Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti pranoi përplasjet e brendshme në BDI. Mexhiti konfirmoi se nuk është dakord me disa propozime të partisë për ndarjen e resoreve në Qeverinë e re, por se do ta votojë Qeverinë e re duke i thënë paraprakisht vërejtjet që ka.
“Kemi debatuar thellësisht dhe atëherë kur absolvohet debati dhe konsultimi për mu fjala e fundit është e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti. Pra, nuk du që unë të kontribuoj për rrënimin e një qeverie e cila ka bekimin e partnerëve tanë, SHBA-së dhe BE-së. Në demokraci është vlerë demokratike të luftosh për qëndrimet e tua por mandej mbisundon qëndrimet e shumicës kur të sjellën duhet të respektohen. Pra do votoj qeverinë me vërejtjet që kam”, ka thënë Mexhiti./Gazeta LAJM
Mexhiti: Fjalën e fundit e thotë Ahmeti – Unë do ta votoj qeverinë pavarësisht kritikave për disa kanditat për ministra (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Tuesday, August 25, 2020