Lajmi që e lexova sot më datë 23 gusht 2020 në orët e pasditës në WEB faqen e “Bota Sot”, ku shkruan , “As Haradinaj, as Pacolli, propozohet Murat Jashari për president të ri ”, qe një freski e shkëlqyer në shpirtin tim të trazuar nga këto mjegullina që lëvizin në qiellin mbi Kosovë.
Ky propozim i qëlluar dhe qëllimmirë erdhi sot nga opinionisti Lirim Gashi.
I enthuziazmuar nga ky propozim tejet racional, i qëlluar dhe dobiprurës, zhvillova biseda telefonike dhe shokët dhe miqtë e mij në Dibër, Strugë, Gostivar, Tetovë, Shkup dhe Kumanovë, duke u rekomanduar që këtë propozim të vyer ta lexojnë në WEB faqen e “Bota Sot”.
I enthuziazmuar nga ky propozim tejet racional, i qëlluar dhe dobiprurës, zhvillova biseda telefonike me kushërinjtë e mij në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Peshkopi, duke u rekomanduar që këtë propozim të vyer ta lexojnë në WEB faqen e “Bota Sot”.
I enthuziazmuar nga ky propozim tejet racional, i qëlluar dhe dobiprurës, zhvillova biseda telefonike me bashkëqytetarët dhe shokët e mij në SHBA, Itali, Gjermani dhe Suedi, duke u rekomanduar që këtë propozim të vyer të lexojnë ë WEB faqen e “Bota Sot”.
Propozimi që Murat Jashari të jetë president i Kosovës, i gëzoi së tepëmi dhe u mbështet fuqishëm nga të gjithë bashkëbiseduesit e mij në Maqedoni, Shqipëri dhe në Diasporë.
Ky lajm i gëzoi së tepërmi të gjithë bashkëbiseduesit e mij në telefon, duke shfaqur edhe mendimet e tyre se Murat Jashari do të jetë shpëtimtari për Kosovën, sepse figura e tij paraqet emblemën familjare dhe personale, patriotike, sakrifikuese dhe flijuese për lirinë e Kosovës.
Sepse figura e Murat Jasharit përmban më vehte instiktin dhe vullnetin unifikues aqë të domosdoshëm brenda Kosovës.
Sepse personaliteti i Murat Jasharit përmban më vehte dinjitetin familjar, atdhetar e çlirimtar mbarëkosovar dhe mbarëshqiptar.
Sepse personaliteti i Murat Jasharit përmban më vehte pastërtinë udhëheqëse që sot më së shumti i nevojitet Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur.
Ramush Haradinaj pati rastin të jetë dy herë kryeministër i Kosovës dhe më së shumti u interesua për vehten e tij duke u bërë milioner, sa sa për Kosovën, të cilës ia shkëputi Çakorrin dhe Kullën dhe ia dha Malit të ZI.
Behgjet Pacolli është biznesmen i suksesshëm, por në politikë është shkop xhehenemi dhe shërben si rrotë rezervë, e para, dhe e dyta si ministër i Jashtëm i Kosovës në mandatin e kaluar, u tregua shumë i dobët, sa që e lejoi Ivica Daçiqin e Serbisë që me diplomacinë e tij gënjeshtare të arrijë që Kosovën ta ç’njohin disa shtete.
Hashim Thaçi po të jetë i mençur dhe po tia dojë të mirën Kosovës, do të ishte mirë që nesër të tërhiqej nga posti i presidentit, dhe në vendin tij të vjen Murat Jashari.
Zoti e ndihmoftë Murat Jasharin që sa më shpejt të bëhet president i Kosovës, që Kosova të shpëtojë nga karieristët dhe të korruptuarit, që Kosova më në fund të hecën nga e mbara dhe përpara.