Pushteti dhe opozita u përplasën për atë se, ka apo nuk ka shteti strategji për mënyrën e zhvillimit të procesit edukativo-arsimor.




Deputeti i sapozgjedhur Timco Musunski nga VMRO DPMNE tha se viti shkollor fillon për një javë, viti akademik për një muaj e Qeveria dhe ministria e Arsimit ende nuk kanë strategji se si do ta zgjidhin çështjen e procesit mësimor. Ai tha se arsimi në vend është në gjendje të paparashikueshme sepse nuk e dimë se çka na pret. Në pyetjen nëse VMRO-DPMNE mbështet mësim online apo me prezencë fizike, Mucunski u përgjigj:
“Duhet të bëhet strategji se çka është më e mira duke marrë parasysh rrethanat shëndetësore. Nëse strategjia më e mirë është ajo e cila siguron proces të shkëlqyeshëm arsimor dhe 0 rrezik për studentët dhe nxënësit dhe nëse ai proces arsimor do të kishte qenë vetëm online duke marrë parasysh arsyet shëndetësore atëherë do të kishim mbështetur mësmin online, nëse metoda e kombinuar garanton kushte shëndetësore 0 rrezik për të rinjtë atëherë le të jetë me sistem të kombinuar, por problem është se siç po shihni ende e parashtrojmë pyetje ndërsa gjendemi një javë para fillimit të vitit shkollor dhe një muaj para vitit akademik”, tha Timço Mucunski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Por Damjan Manceski nga LSDM tha se Qeveria ka strategji, sistemi do të jetë plotësisht gati për mësim në distancë.
“Mësimdhënësit duhet të shkojnë në shkollë dhe në mënyrën e njëjte se si e zhvillojnë mësimin në mënyrë fizike në shkollë të njëjtën do ta bëjnë nëpërmjet kamera dhe kjo është e gjitha. Mungesë është vetëm mënyra e komunikimit dhe ndërrimin e dokumenteve por mësimi do të zhvillohet në mënyrën më të thjeshtë dhe më afër nxënësve”, theksoi Damjan Mançevski, deputet i LSDM-së.
Mancevski shtoi se Qeveria nuk dëshiron t’i bëjë gabimet e shteteve të cilët i hapën shkollat dhe pastaj ndërruan mendje, duke theksuar se nuk duan që ti lëshojmë nxënësit në shkollë të infektohen e pastaj t’i kthejnë në shtëpi.
Ndërkohë që specialisti për media digjitale Bojan Kordallov tha se theksi duhet të vendoset në cilësinë e arsimit dhe jo në mënyrën se si do të mbahet.