Francë, mbi 4.500 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Më shumë se 4 500 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Francë gjatë 24 orëve të fundit, sipas shifrave të publikuara nga institucioni i Shëndetit Publik të Francës.

Në total 4 897 të diagnostikuar pozitiv janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Përqindja e testeve pozitive vazhdon të rritet lehtë, me 3,6%. Rreth 32 vatra të reja janë zbuluar”, theksoi gjithashtu institucioni i Shëndetit Publik të Francës.

Numri i pacientëve në reanimacion është në rritje të lehtë në raport me një ditë më parë dhe një i vdekur është regjistruar duke e çuar numrin total të të vdekurve që prej fillimit të epidemisë në Francë në 30 513 persona, 20 002 brenda institucioneve spitalore dhe 10 511 institucionet sociale dhe mjeko-sociale.

Situata aktualisht është duke u përkeqësuar në Francë në frontin e epidemisë. Treguesit statistikorë të kontaminimit kanë filluar të rriten përsëri, duke rritur shqetësimin e autoriteteve shëndetësore dhe qeverisë për një valë e dytë që ka të ngjarë të trondisë përsëri sistemin spitalor dhe ekonominë