Në Spitalin e Vushtrrisë 24 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri janë duke u trajtuar 35 pacientë, prej të cilëve 27 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa tetë të tjerë të pakonfirmuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit ditor të spitalit, një pacient është i intubuar, pesë në CPAP maskë, ndërsa me oksigjenoterapi janë duke u trajtuar 24 pacientë.

Në mesin e të infektuarve janë edhe tetë infermierë dhe një staf mbështetës.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë kryer gjithsej 39 kontrolla.