Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi, për sot në ora 12:00 ka paralajmëruar vazhdimin e seancës së parë konstitutive të Kuvendit, me ç’rast do të zgjidhet kryetari i Kuvendit.




NJOFTIM PËR PUBLIKUN
Të nderuar,
“Kryesuesi z. Talat Xhaferi për sot, 21 gusht 2020, në orën 12:00 e caktoi vazhdimin e Seancës së Parë Konstitutive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në lidhje me mbajtjen e vazhdimit të parë të Seancës Konstitutive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është caktuar për sot 21 gusht 2020 në orën 12:00, ndërsa me qëllim të respektimit të plotë të protokolleve të sigurisë të përcaktuar nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse, Ju informojmë se:
Për të evituar grupim më të madh, Seancën Konstitutive do të mund të përcjellin vetëm dy përfaqësues nga çdo medium, respektivisht vetëm ata që në afatin e përcaktuar u paraqitën në Seksionin e Marrëdhënieve me Publikun të Kuvendit.
Nëse ndonjë nga përfaqësuesit e medieve tashmë të paraqitur nuk është në gjendje ta ndjekë punën e Kuvendit, mund të dërgohet zëvendësimi i tij, por paraprakisht të paraqitet në e-majllin zyrtar të Seksionit të Informimit: [email protected].
Përfaqësuesit e mediumeve, si edhe deri tani, hyjnë në hyrjen ku është Zyra e Pranimit dhe me vete duhet të bartin dokument për identifikimin personal.
Përfaqësuesit e mediumeve, transmetimin e seancës do të mund ta përcjellin në sallat 3 dhe 4 në Pres Qendrën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për arsye se prezenca në Sallën e Madhe, ku do të mbahet Seanca Konstitutive do të jetë e kufizuar, inserte dhe fotografi do të mund të bëjnë vetëm një kamerë nga RTVM dhe fotografë zyrtarë të angazhuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
➢ Insertet për të gjitha mediumet do të jenë në dispozicion në serverin FTP të Servisit Nacional të Radiodifuzionit:
ftp://185.83.252.123//Sobranie%20na%20RSM%20Konstitutivna%20sednica%202020 (user: ftpUser; pass: ftpPass)
➢ Fotografitë për të gjitha mediumet do të jenë në dispozicion në linkun oficial flickr të Kuvendit: https://www.flickr.com/photos/sobraniersm/
➢ Seancat e trupave punues mediumet do të mund t’i ndjekin përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në ueb faqen e Kuvendit në linkun:
https://www.sobranie.mk/prenos-od-sednica.nspx (linku hapet përmes Internet Explorer).
Pas përfundimit të seancës, deklarata do të mund të jepen në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku për këtë qëllim do të sigurohen kushte përkatëse teknike dhe distancë fizike përkatëse.
Në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të punojnë Klubi i Deputetëve, restoranti dhe bufeja që gjendet në Pres Qendër.
Me qëllim të sigurimit të mbrojtjes më të madhe shëndetësore, a duke e marrë parasysh se bëhet fjalë për eveniment të madh, i cili do të zhvillohet në hapësirë të mbyllur, të gjithë të pranishmëve në ndërtesë u rekomandohet të kufizojnë lëvizjen nëpër ndërtesë dhe mbajtja e përhershme e maskës mbrojtëse.
Njëkohësisht, tërheqim vëmendjen se në hapësirën për parkim rreth ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, parkimi do të lejohet vetëm për deputetët dhe për mysafirët zyrtarë.
Me respekt,
Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.