Ka përfunduar takimi mes kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të BDI-së, Ali Ahmeti. Për momentin nuk ka deklarata zyrtare prej dy kryetarëve. Takimi ka zgjatur më pak se një orë e gjysmë. Informacionet e fundit flisnin se BDI ka hequr dorë nga kryeministri shqiptar, dhe ka marë ministrinë e jashtme, financat, ekologjinë, dhe disa ministri tjera.
Maqedoni Lajm i fundit: Përfundoi takimi Zaev- Ahmeti