Sabri Fejzullahu ua uroi festën të gjithë besimtarëve të krishterë.
Sabri Fejzullahu ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, në të cilën u shfaq pranë bashkëshortes së tij, shkruan lajmi.net.
Me anë të kësaj fotoje, këngëtari uroi gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
“Gjithe vellezerve dhe motrave te besimit Katolik, me zemer Ju Uroj festen e Kershendellave (Krishtlindjeve)”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Sabri Fejzullahu është “Syni Syni” në bashkëpunim me Blero Muharremin.