Simpatizues të shumtë të BDI-së sonte në Facebook kanë festuar “kryeministrin” e parë shqiptarë, duke aluduar se BDI ka arritur fitore politike.
Mirëpo gezimi i tyre nuk ka zgjatur shumë, sepse të gjitha informacionet në këtë temë i ka demantuar Artan Grubi.
Grubi ka kërkuar që në këto momente derisa po zhvillohen negociatat mes partive fituese LSDM dhe BDlse për formimin e një koalicioni të mundshëm midis tyre mos biet pre e lajmeve të rreme.
Mos bini pre e lajmeve të rreme, kryesisht në Facebook dhe në disa portale, në lidhje me marrëveshjen eventuale për bashkëqeverisje dhe pozitat e BDlsë ka deklaruar Grubi.
Sipas Grubit asgjë përveç komunikimeve partiake zyrtare nuk është e vërtetë dhe të gjitha janë spekulime.