‘Reggaeton’, titullohet kënga e re nga Ardian Bujupi

Ardian Bujupi nuk po e ndal hovin, këngëtari gjatë mesnatës ka publikuar këngën e tij të re të cilën e ka titulluar ‘Rggaeton’.

‘Reggaeton’ me producent Maxe është kompletuar edhe me videoklip, dhe tetë orë pas publikimit kënga ka mbërritur gati shifrën e 100 mijë klikimeve.

Mbetet të shihet nëse edhe ky projekt do arrij të përshkruaj suksesin e atij paraprak ‘Panorama’ për të cilën Ardiani kishte bashkëpunuar me Xhensila Myrtezajn.