Jep dorëheqje ministri libanez i Mjedisit

Ministri libanez i Mjedisit, Damianos Kattar ka paraqitur dorëheqjen duke u bërë ministri i dytë i qeverisë që u largua që pas shpërthimit shkatërrimtar të portit Bejrut, të martën e kaluar, tha një burim qeveritar.

Dorëheqja e Kattarit vjen disa orë pas asaj të ministres së Informacionit, Manal Abdel-Samad.

Kryeministri Hassan Diab po përpiqet të ndalojë ministrat e tij që të japin dorëheqjen deri pas një mbledhje të kabinetit të planifikuar për sot.

Më 4 gusht, një shpërthim në portin e Bejrutit shkaktoi mbi 150 viktima, mbi 6 000 të plagosur dhe miliarda dollarë dëme.