“Urime për mbretin e Llapit”, pamje nga festa për ditëlindjen e Albatrit Muqiqit

Data 5 gusht është e rëndësishme për këngëtarin Albatrit Muqiqi pasi feston ditëlindjen.

Ai ka mbushur 29 vite dhe se është ditëlindja e tij i ka njoftuar fansat në Instagram.

“Është ditëlinjda ime”, ka shkruar ai pranë postimit aty ku edhe ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa.

Albatriti mbrëmë e ka festuar ditëlindjen pranë personave të dashur të cilët i kanë organizuar befasinë e veçantë.

“Urime për mbretin e Llapit”, shkruan në desertin që i është servuar më pas.