Ministria e Mbrojtjes shpreh ngushëllime për viktimat nga shpërthimi në Bejrut – trupat tonë të UNIFIL janë të sigurtë

Ministria e Mborjtjes e Maqedonisë së Veriut ka shprehur ngushëllimet e saj të thella për viktimat nga shpërthimi në Bejrut, Liban.

Nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se anëtarët e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Vveriut në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL, janë të sigurtë.

“Në Misioni në Liban aktualishtë janë të angazhuar tre anëtarë të Armatës, të cilët janë vendosur dhe po kryejnë detyrat e tyre në vende të sigurta jashtë Bejrutit”, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.