Gjashtë të infektuar të ri me Kovid-19 në Kumanovë

Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë gjatë 24 orëve ka evidentuar gjashtë persona të ri të infektuar me Kovid-19. Të infektuarit e ri janë nga Kumanovë, kumtuan sot kompetentët nga institucionet e shëndetit publik. Janë shëruar dy pacientë.

“Pjesa më e madhe e të infektuarve të ri kishin pasur kontakte me rastet e konfirmuara pozitive nga familjet e tyre”, deklaroi drejtori i Qendrës dr Arif Latifi.

Janë kryer 55 testime për Kovid-19, prej të cilëve 18 me Termini Im dhe 37 teste kontrolli.

Nga fillimi i pandemisë, të diagnostikuar me Kovid në Qendrën e Shëndetit Publik Kumanovë janë 991 pacientë, të cilët për momentin aktiv janë 284 raste. /MIA