Në Kërçovë nuk ka të infektuar të rinj, dy janë shëruar dhe një person ka humbur betejën me koronavirusin

Sot në Kërçovë nuk ka të infektuar të rinj me Kovid-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka dy persona të cilët e kanë fituar betejën dhe një person i cili e ka humbur betejën me koronavirusin.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë ka mbetur në 122 persona, prej të cilëve 92 janë aktivë, 24 janë shëruar dhe gjashtë persona kanë vdekur.

“Sot tek ne nuk janë shënuar të infektuar të rinj, dy për fat të mirë janë shëruar dhe një person për fat të keq i moshës 52 vjeçare e humbi betejën me koronavirusin”, tha dr. Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabit Operativ të krizës në Kërçovë.

Ai edhe një herë u bëri apel të gjithë qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet e lëshuara nga institucionet shëndetësore kompetente. /MIA