“Nashta” mban titullin projekti më i ri muzikor i Melindës

Melinda Ademi së shpejti do ta publikoj projektin e saj më të ri muzikor.

“Nashta” do të titullohet kënga e cila pritet që të vijë e realizuar edhe në anën vizuele, pra me videoklip.

“Nashta// Së shpejti”, ka shkruar ajo pranë publikimit të një videoje në Instagram. Kjo video duket se është një nga sekuencat e klipit.

Melinda Ademi ndryshe po e shijon suksesin e projekteve paraprake.