Safije Sadiki Shaini, do të jetë një deputete e denjë e Sllupçanit, Likovës dhe Kumanovës në Kuvend

Safije Sadiki Shaini do të jetë Detputetja e III-të e Zonës 2, nga ASH&AAA!

Safija, nuk ishte e njohur për qytetarët e Kumanovës, e as ata të Likovës e Haraçinës, si figurë politike e ndonjërës nga Partitë në Koalicion.

Si e tillë, askush nuk besonte se ajo do ia dal të tregojë aftësitë e saj në politikë, e aq më pak, as ajo vetë nuk besonte se do bëhej Deputete.

Por, Safija ishte nga Sllupçani!

Gjatë zhvillimit të Fushatës, ajo me fjalimet e saja filloi të familjarizohej me aktivistët e pastaj edhe me votuesit, saqë filloi shpresa dhe vullneti për të kërkuar votën, sepse kishte gjasa!

Nga fjalimet e saja e keni atë të Tubimit të Haraçinës, ku mes tjerash thekson:

“Asnjë vendbanim shqiptarë, e asnjë shqiptarë, nuk i shkon për shtati të votoj maqedonisht, e aq më pak Haraçinës.”

Dhe kthesa në Haraçinë u bë!

Unë me shokë gjatë analizave që bënim, u thosha: “Nëse në Likovë marrim 4000 vota, ne e çojmë deputetin e III-të, prandaj duhet punuar në Likovë!”

Dhe ashtu ndodhi! Fal angazhimit të madh të njerëzve që besonin se mund t’ia dalim dhe ia dolëm!

Tani, Safija do të jetë një Deputete e Denjë në Kuvendin e RMV, ku nuk do t’i mungojë përvoja e dy deputetëve tjerë të kësaj Zone, si Elmi Aziri dhe Kryetarit të AAA dhe njëherit ish deputetit Afrim Gashi!

Suksese dhe vazhdojmë përpara! (O.M.)