Moti me diell, temperatura deri më 35 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell, me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare, kryesisht veriore. UV indeksi do të jetë 9.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 9 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 35 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.