Taravari sfidon BDI-në: A jeni të gatshëm të kontrollojmë rezultatet vetëm në një vendvotim në Zajas?

Ftojmë KSHZ-në, BDI-në, cilëndo parti, secilën organizatë ndërkombëtare, secilën palë të interesuar apo të obliguar për të pasur Drejtësi, të zgjedhë një vendvotim, cilëndo qoftë, në Zajas! Më pas le të krahasohet numri i atyre që kanë votuar me numrin e personave që jetojnë atje, apo kanë bërë hyrje dalje në kufi!
Nëse shifrat përkojnë ne jemi gati të pranojmë rezultatet aktuale zgjedhore që sot, dhe të dhurojmë të gjithë mandatet tona, por nëse këto shifra nuk do të përputhen atëherë ne presim që të zbatohet Ligji!
Ne meritojmë Zgjedhje/Jo Vjedhje!
Tash Është Koha! /Arben Taravari